Faturimi
Fatura shitjeje dhe blerjeje, oferta, porosi, fletëdërgesa dhe kreditnota — me lista çmimesh dhe zbritje për klient.
Faturim, TVSH, stok, paga, banka dhe arka POS — në një program të vetëm, në shqip, sipas rregullave të ATK-së dhe DPT-së.
Çdo dokument kontohet vetë. Ju punoni me faturat — Rregull mban librat.
Fatura shitjeje dhe blerjeje, oferta, porosi, fletëdërgesa dhe kreditnota — me lista çmimesh dhe zbritje për klient.
Librat e shitjeve dhe blerjeve, deklarata mujore e TVSH-së dhe kontrollet që gjejnë gabimet para se t'i gjejë tatimi.
Hyrje, dalje, transferime dhe inventar. Kosto mesatare, importe me kosto të shtuar dhe prodhim me receta.
Paga bruto–neto me kontributet pensionale, sigurimet dhe tatimin progresiv — listat e pagave dhe kontimi me një klik.
Plani kontabël sipas shtetit, kontim automatik, ditari, kartelat, bilanci, pasqyra e të ardhurave dhe mbyllja e vitit.
Libri i arkës dhe bankës, pagesat e lidhura me faturat, valutat e huaja dhe diferencat e kursit.
Shkruani NUI-n dhe të dhënat plotësohen vetë. Kartelat, borxhet sipas vjetërsisë dhe kufiri i kreditit.
Shitjet sipas artikujve dhe klientëve, fitimi bruto, rrjedha e parasë — eksport në Excel kur t'ju duhet.
Ekran me prekje, tavolina dhe kamarierë, ekran për kuzhinën dhe banakun. Në fund të ndërrimit, shitjet kontohen vetë në libra.
Shkruani emrin e biznesit, NUI-n dhe telefonin. Dy minuta punë.
Kompania krijohet gati: plani kontabël, normat e TVSH-së, magazina, arka dhe viti fiskal.
Shtoni artikujt dhe klientët — ose importojini nga Excel — dhe lëshoni faturën e parë.
Zgjidhni shtetin kur krijoni kompaninë — Rregull vendos vetë normat, planin kontabël dhe pagat.
Sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT)
Po. Kur krijoni kompaninë zgjidhni shtetin dhe programi vendos vetë planin kontabël, normat e TVSH-së (18% dhe 8% në Kosovë; 20%, 10% dhe 6% në Shqipëri), valutën dhe rregullat e pagave.
Jo. Rregull punon në shfletues, në kompjuter, tablet ose telefon. Vetëm për arkat në dyqan që duhet të punojnë pa internet ofrojmë një server të vogël lokal.
Me serverin lokal të dyqanit arkat, tabletat e kamarierëve dhe ekrani i kuzhinës vazhdojnë të punojnë. Kur kthehet interneti, të gjitha kuponat dërgohen vetë në cloud.
Po. Një llogari mund të menaxhojë shumë kompani, secila me librat, TVSH-në dhe përdoruesit e vet, dhe ju kaloni nga njëra te tjetra me një klik.
Plotësoni formularin me të dhënat e biznesit dhe NUI-n. E shqyrtojmë kërkesën, zakonisht brenda ditës, dhe ju njoftojmë me email. Kompania juaj krijohet gati për punë.
Hapni llogarinë për dy minuta. Ne e përgatisim kompaninë, ju filloni faturimin.